×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Super-goli i Raphinas ia fitoi Barcelonës “El Clasion” ndaj Real Madridit

    Insajderi
    24 July 2022 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka fituar El Clasicon e para të sezonit ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e diel) në Las Vegas.

    Dy klubet e mëdha nga La Liga janë duke zhvilluar fazën përgatitore në SHBA dhe kanë shfrytëzuar situatën për të zhvilluar një ndeshje mes vete.

    Takimi i zhvilluar në ‘Allegiant Stadium’ i ka takuar në fund Barcelonës, e cila ishte më e mirë dhe më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes.

    Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të me anë të Raphinhas, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

    Në pjesën e dytë, si Carlo Ancelotti ashtu edhe Xavi bën nga 11 ndryshime në formacion, për të parë formën e secilit lojtarë, por edhe për të provuar prurjet e reja.

    Te Barcelona debutoi polaku Robert Lewandowski, i cili luajti gjithë pjesën e parë, ndërsa te Reali luajtën transferimet e verës si Aurilien Tchouameni dhe Antonio Rudiger. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark