×
  • Sport
  • Euro 2020

    Super kompjuteri parashikon finalen e Kampionat Evropian

    Insajderi
    26 June 2021 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pajisja teknologjike e fjalës së fundit, ka parashikuar përfundimet e të gjitha ndeshje, duke nisur nga ato për 1/8-at, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Madje edhe kush shpallet kampione e Europë.

    Një Super-kompjuter i kompanisë së basteve “bettingexpert.com”,  ka parashikuar që Francë-Angli do të jetë ndeshja finale e “Euro2020”, që do të zhvillohet më 11 korrik në “Wembley” të Londrës.

    Pajisja teknologjike e fjalës së fundit, ka parashikuar përfundimet e të gjitha ndeshje, duke nisur nga ato për 1/8-at, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet. Kompjuteri në fjalë ka parashikuar që në finalen e 11 korrikut, skuadra e “Tre Luanëve” do të humbase dhe kampione e Europës do të shpallet Franca.

    Ja dhe parashikimet e super-kompjuterit të “bettingexpert.com” për ecurinë e mëtejshme të “Euro2020”:

    1/8 e finaleve:

    Itali vs Austri (Italia)

    Belgjika vs Portugalia (Belgjika)

    Francë vs Zvicër (Franca)

    Kroacia vs Spanja (Spanja)

    Suedi vs Ukrainë (Suedia)

    Angli vs Gjermani (Anglia)

    Holanda vs Republika Çeke (Holanda)

    Uells vs Danimarkë (Danimarka)

    Çerekfinalet:

    Itali vs Belgjikë (Italia)

    Francë vs Spanjë (Franca)

    Suedia vs Anglia (Anglia)

    Holanda vs Danimarka (Holanda)

    Gjysmëfinalet:

    Italia vs Franca (Franca)

    Anglia vs Holanda (Anglia)

    Finalja, më 11 korrik: Francë vs Anglia, super-kompjuteri i “bettingexpert.com” parashikon që fiton Franca, e cila shpallet e kampione e Europës për “Euro2020”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark