Superliga e Kosovës në futboll kthehet sot me ndeshjet e xhiros së 30-të që janë në program për tu zhvilluar.
Spikat klasikja e futbollit kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.
Drita në këtë takim futet pa trajner pas largimit të Arsim Thaqit dhe kërkon vetëm fitoren për tu rikthyer në pozitën e parë, pozitë të cilën e humbën xhiron e kaluar pas barazimit me Dukagjinin në Klinë.
Ndërkohë Prishtina po kalon formë të mirë dhe synon që të marrë pikë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Formacionet zyrtare:
Drita: Smakiqi; Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Baftiu, Jashari, Selmani, Ajzeraj, Blakçori, Simonovski.
Prishtina: Kolaj; Mici, Pllana, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Blesa