×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Super oferta më e re nga Sharr Travel, pushime të paharruara në “Regina Palm Resort”

    Insajderi
    22 May 2024 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania lidere e udhëtimeve “Sharr Travel”,  ka hapur sezonën turistike verore me një risi për klientët e saj. Ka një super ofertë, për klientë e saj besnik.  Sharr Travel për turistët kosovar të cilët i kanë mbetur ndër vite besnik bregdetit shqiptar, këtë verë ka një risi. Është super oferta për një super hotel si “Regina Palm Resort “, i cili është hapur para pak ditësh në Orikum në Vlorë.

    Një ambient përrallor dhe fantastik mund ta gjenë vetëm në “Regina Palm Resort “ në Orikum.

     Të gjithë ata që duan që të kalojnë pushime, festat dhe ditët e veçanta të tyre në ambiente fantastike, këtë mund ta bëjnë në hotelin më të ri “Regina Palm resort”, i cili ka një ambient fantastik, për të gjithë ata që duan të kalojnë pushime të paharruara.

    Ruzhdi Kurtishaj pronar i Agjencionit “Sharr Travel”, ka thënë se “Regina Group”,  tashmë është shtëpia e turistëve kosovar.

    “Regina Group është shtëpi e qytetarëve të Kosovës. Ndihem krenar për punën e përbashkët dhe eksluzivitetin që e ka “Sharr Travel” me Regina Group. Ne po punojmë që Vlora dhe Regina të jetë top destinacioni turistik për vitin 2024”, ka thënë Kurtishaj.

    Ndërkaq Vasil Bedinaj pronar i “Regina Group”, thotë se kanë oferta fantastike për turistët kosovar.

    “Iu sigurojmë se ky do të jetë një vit shumë i mirë me ofertat më të mira. Shpresoj që dhe këtë  Regina Group  do t’i përmbushë pritshmërinë që kanë klientët tanë në Kosovë.  Jemi shumë të afërt me klientët e Kosovës. Kemi oferta fantastike për ta dhe këtë vit”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark