×
  • Sport
  • Sport

    Super-paraqitje e Shqipërisë, mposht si mysafir Ishujt Faroe – merr poziën e dytë në Grupin E

    Insajderi
    20 June 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 1-3.

    Ka qenë një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë nga fillimi deri në fund të saj.

    Vetëm pas 20 minutave lojë, kuqezinjtë kanë realizuar golin e parë në këtë duel.

    Ka qenë mesfushori ofensivë, Nedim Bajrami që realizoi golin e epërsisë për Shqipërinë pasi u fut bukur në zonë pas një asistimi nga Jasir Asani.

    Shqipëria ka mundur të gjej golin edhe në minutën e 32-të, por Sokol Cikalleshi dështoi të realizoi nga pika e bardhë.

    Krejt në fund të pjesës së parë ishin vendasit që barazuan me kokë nëpërmjet mbrojtësi Faero.

    Kësisoj 45 minutat e pjesës së parë përfunduan baras 1-1.

    Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur golin e dytë në këtë duel.

    Ishte mesfushori i talentuar Kristjan Asllani që ka realizuar një gol spektakolar nga distanca për ta rikthyer epërsinë e kuqezinjve.

    E golin e fundit dhe përfundimtar në këtë ndeshje e realizoi Ernest Muçi në minutën e 92-të.

    Ishte një aksion i bukur ku Uzuni asistoi, derisa talenti tiranas realizoi për 1-3.

    Me këto tre pikë, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia që ndodhet në vendin e parë me shtatë pikë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark