Insajderi
Lajme

Superjahti i miliarderit amerikan mbërrin në Portin e Durrës, furnizohet me 100 mijë litra naftë

Insajderi
10 July 2024 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Superjahti i miliarderit amerikan mbërrin në Portin e Durrës, furnizohet me 100 mijë litra naftë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër superjaht i konsideruar si kryevepër në fushën e prodhimit të jahteve të teknologjisë së fundit, në 5 vitet e fundit, “Podium” nuk i ka rezistuar lehtësirave që ofron Shqipëria për furnizimin me karburant për jahtet dhe anijet turistike në Mesdhe.

I ndërtuar në vitin 2020 në Hollandë, “Podium” është në pronësi të miliarderit amerikan Roger Penske.

Ai do të furnizohet me 100 mijë litra naftë kundrejt vlerës 100 lekë për litër.

Turizmi i naftës konsiderohet ndër më të suksesshmit në vend që siguron të ardhura të konsiderueshme për arkën e shtetit. Në fillim të muajit korrik, në Durrës ndaloi dhe një nga jahtet më të gjata e të bukura në botë “Perla e zezë”, që ashtu si shumë jahte të tjera ndalen në Durrës për furnizim e më pas vazhdojnë lundrimin drejt destinacionit të radhës në Mesdhe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark