Stadiumi “Titanic Belek Futbol Center” në Antalia të Turqisë, do të jetë arena ku të shtunën zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll.
Këtë trofe e synojnë dy më të mirët e kompeticioneve kryesore të këtij sporti në vend, skuadra kampione, Ballkani nga Suhareka dhe fituesi i Kupës, Llapi.
Këta të fundit, fitorja eventuale ndaj Xhebrailave, do t’i bënte triumfues për të dytin vit radhazi në Superkupë, pasi vitin e kaluar, këtë titull ia rrëmbyen Prishtinës.
Ballafaqimi i dy rivalëve nis në orën 13:00 me kohën lokale në Kosovë, kurse në 15:00 me atë të Turqisë, drisa transmetohet direkt në Art Motion, kanali Sport 1.