Elita e futbollit kosovar vjen sot me dy ndeshje në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligë.
Ditën e sotme (e shtunë) do të luhen dy ndeshje mjaft interesante. Në Malishevë dhe në Gjilan do të zhvillohen dy sfidat e xhiros së parë.
Malisheva pas humbjes nga Prishtina 4-2 ndau rrugët me trajnerin Arsim Thaqi, derisa sot pret liderin e tabelës Dritën.
Vendasit kërkojnë këndelljen, ndërsa gjilanasit synojnë që të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive.
Ndeshjet tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Gjilani pas humbjes nga Drita është nikoqir i Llapit që e ka nisur keq këtë sezon.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë fitoren në mënyrë që të rikthehen te rezultatet pozitive.