Insajderi
Lajme

Supremja ia zbut dënimin nga burgim i përjetshëm në 30 vjet vrasësit të Gjyljeta Ukellit, reagon vëllai: Vendim që na vret edhe një herë

Insajderi
16 July 2026 - 17:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Supremja ia zbut dënimin nga burgim i përjetshëm në 30 vjet vrasësit të Gjyljeta Ukellit, reagon vëllai: Vendim që na vret edhe një herë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin për Edmond Lajqin, të dënuarin për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukelli, duke ia zbutur dënimin nga burgim i përjetshëm në 30 vite burgim.

Ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra dhe dhimbje të madhe te familjarët e viktimës, të cilët e shohin këtë si një goditje të dytë nga sistemi i drejtësisë.

Lidhur me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, ka folur për Insajderin, vëllai i të ndjerës, Shpat Ukelli.

I prekur thellësisht, ai u shpreh se familja ka vendosur të mos ndjekë më rrugë ligjore në një sistem që, sipas tij, po dështon të dënojë krimin ashtu siç e meriton.

“Unë kam deklaruar që ne si familje nuk duam më të dalim në media dhe nuk do të bëjmë ankesë për vendimin. Ky është një vendim që na vret edhe një herë, por çfarë të bëjmë, jetojmë në një shtet ku dikush mundohet për drejtësi e dikush s’e do drejtësinë. Gjithsesi, faleminderit prej jush për çdo gjë”, ka deklaruar Ukelli.

Vrasja e Gjyljeta Ukellit në Pejë kishte tronditur mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta të shumta dhe thirrje të vazhdueshme për dënime maksimale ndaj kryesve të krimeve të tilla të rënda.

Vendimi paraprak për burgim të përjetshëm ishte parë si një hap drejt drejtësisë, por vendimi i sotëm i Supremes ka rikthyer sërish pikëpyetjet e mëdha mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në vend./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark