Ed Sheeran performoi për një super fans të tijin në spitalin Epsom. Fansja quhet Melody Driscoll dhe vuan nga një sëmundje e rallë në tru.
Artisti përqafoi fëmijët që ishin në spital, shpenzoi kohë me ta dhe performoi hite si “Thinking Out Loud” dhe “Photograph”.
Prindërit e Melody treguan se sa të lumtur ishin që vajza e tyre kishte në krahë një mbështetës si Ed Sheeran, në luftën kundër kësaj sëmundje të vështirë për t’u kuruar.