×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohen dy zyrtarë doganor

    Insajderi
    03 March 2016 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, më saktë lëshimin në rastin e doganimeve të mallrave për import, Dogana e Kosovës ka suspenduar dy oficerë në pikët kufitare të Merdares.

    Dogana e Kosovës ka suspenduar nga puna dy oficerë për të cilët dyshon se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

    Për më tepër, njëri nga të suspenduarit është dërguat në paraburgim me urdhër të prokurorit.

    Deri tek kjo ka ardhur pasi që Dogana e Kosovës kishte pranuar informacion nga një qytetar se në degën doganore të Merdares oficerët doganor dyshohet se po përvetësojnë mjete monetare në mënyrë të paligjshme.

    Dogana e Kosovës gjatë hetimeve të brendshme të zhvilluara ka ardhur në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Merdares kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me këtë rast dogana ka ftuar Prokurorinë që të bashkëngjitet në hetimet penale nga këtyre dy oficerëve doganor.

    Pas bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë dhe mbledhjes së nevojshme të provave Drejtori i Përgjithshëm sot ka suspenduar dy oficerët doganor me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas  nenin 422 të Kodit Penal dhe marrje ryshfeti si ne nenin 428 të Kodit Penal./Inasjderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark