Jeton Dragusha Drejtor i Hetimeve Tatimore (Divizioni i Intelegjencës Financiare), Bujar Vehapi dhe Besim Haziri janë suspenduar nga puna në Administratën Tatimore të Kosovës.
Këta tre janë subjekt i hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.
Administrata Tatimore e Kosovës tha se për ta është inicuar procedurë disiplinore edhe brenda institucionit.
“Në vijim të pyetjes suaj lidhur me suspendimin e tre zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, ju njoftojmë se të njëjtit janë pezulluar nga marrëdhënia e punës në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-0257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, për shkak se ndaj tyre janë iniciuar procedura disiplinore dhe njëkohësisht janë subjekt i hetimeve nga Prokuroria e Shtetit. Për arsye të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrojmë informacione shtesë“, thuhet në përgjigjjen e ATK-së për Nacionalen.