×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Suspendohen dy zyrtarë të Doganës, dyshohen për konflikt fizik

    Insajderi
    24 October 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës, ka suspenduar dy zyrtarë pasi dyshohet se të njëjtit akuzohen për dhunë fizike në një konflikt.

    Sipas Doganës, kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar.

    “Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve”.

    “Dogana e Kosovës do të punojë me përkushtim për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme korrigjuese, në përputhje me përkushtimin tonë për ruajtjen e standardeve më të larta të sjelljes brenda organizatës sonë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Më tej, Dogana tha se mbeten të përkushtuar ndaj misionit për t’i shërbyer Kosovës me profesionalizëm dhe integritet të lartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark