Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës e ka konfirmuar se nëntoger Ismail Sekiraqa është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën akuzën se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 14 vjeçare.
Ministrinë e FSK-së e ka njoftuar Zyra për Bashkëpunim Ushtarak (ODC) e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Ibrahim Shala, zëdhënës në MFSK i ka thënë Insajderit se tashmë ministria ka suspenduar me pagesë Sekiraqën.
Insajderi ka raportuar të mërkurën paradite duke u bazuar në njoftimet e medieve amerikane se Ismail Sekiraqa ka pasur marrëdhënie seksuale në dy raste më një vajzë të mitur.
Familjarët e së mitruës e kanë akuzuar atë për dhunim seksual, edhe pse një gjë e tillë nuk është thënë nga vajza.
Zëdhënësi Shala ka thënë se Sekiraqa ka shkuar në në trajnim në SHBA me datën 16.02.2016 deri me 17.06.2016.
“Ne kemi të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dy palëshe në mes MFSK-së dhe SHBA-ve në fushën e mbrojtjes. Në kuadër të kësaj marrëveshja ne kemi një program të ngjeshur bashkëpunimi ku hyjn eshe shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së në SHBA. Konkretisht Ismail Sekiraqa ka qenë duke ndjekur trajnimin bazik për oficer të MKAB (Mbrojtje Kimike Atomike dhe Biologjike)”, ka thënë ai.