Insajderi
Lajme

Suzana Shkreli, shqiptarja e parë në Kongresin amerikan

Insajderi
28 June 2016 - 20:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Suzanna Shkreli merr nominim për në Kongresin Amerikan. E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.

Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të pasur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimmarrjes në SHBA dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Znj. Shkrelin.

Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha, shkruan lajmi.net, i cili thotë se “kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë. Do të Isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptaret e Amerikës dhe kudo që jane ta mbështetin atë”- përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.

Kush është Suzana Shkreli?

Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë. Suzana është një prej 4 fëmijëve të çifitit.

Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-së, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark