×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: Arrestimi i Radojiçiqit është farsë, në sulm terrorist ishin të përfshirë Vuçiq, Vuçeviq dhe Mojsiloviq

    Insajderi
    03 October 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar arrestimin e kryeterroristit Milan Radojiçiq si “veprim simbolik të Serbisë për dalje nga presioni i shteteve perëndimore”.

    Ai këtë e ka deklaruar në televizionin kroat “RTL”, teksa ka kërkuar që pjesëtarët e grupit terrorist serbë të sillen në Kosovë.

    “Është më tepër lëvizje simbolike e Serbisë për të dalë nga presioni i fuqive perëndimore. Të gjithë ata që ishin në grup duhet të arrestohen. Ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës dhe të dënohen për atë që kanë bërë”, ka thënë Sveçla.

    “Unë mendoj që kjo është farsë. Aq sa ka afërsi Radoiçiqi me Vuçiqin aq ka afërsi edhe Vuçiqi me Radoiçiqin. Jemi të bindur se në planifikim, mbështetje dhe financim të aksionit terrorist kanë qenë të përfshirë edhe Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Vuçeviq dhe shefi i Shtafit të Ushtrisë Serbe, Mojsiloviq”, ka thënë ndër të tjera ministri.

    Ndër të tjera, ai ka përmendur deklaratën e Mojsiloviq, i cili njoftoi se pjesë e ushtarëve rezervistë serbë po stërviten me ushtrinë serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark