Insajderi
Insajderi

Sveçla e Aliu pritën Vitin e Ri me zyrtarët policorë në Urën e Bistricës

Insajderi
01 January 2023 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sveçla e Aliu pritën Vitin e Ri me zyrtarët policorë në Urën e Bistricës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, dje pritën Vitin e Ri bashkë me zyrtarët policorë që ishin në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës.

Ai në një postim në Facebook, ka ndarë fotografi dhe ka treguar se kanë vizituar stacionet policore në Jasenovik, Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

“Ndjenjë e veçantë gëzimi e krenarie që ndërrimin e motmotit e pritëm në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me Ministrin Liburn Aliu me të cilin kemi pasur bashkëpunim intenziv në vitin që lamë pas”, thuhet në postim.

“Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark