×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla: Jam i bindur se procesi i zgjedhjeve në Veri do të përfundojë i qetë

    Insajderi
    14 April 2023 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në raportimin në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur për zgjedhjet në veri, të cilat do mbahen me 23 prill.

    Ai u shpreh se policia dhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së.

    “Për sa i takon çështjes së zgjedhjeve, policia e Kosovës, por edhe e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që këto zgjedhje të vijojnë dhe përfundojnë suksesshme. Për neve është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurtë, qoftë për organizatorët, poashtu edhe për vet qytetarët atje”, tha ai.

    Sveçla u shpreh i bindur se procesi zgjedhor do të përfundojë i qetë dhe i suksesshëm.

    “Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, u shpreh tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark