×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla: Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara

    Insajderi
    24 September 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i sotëm do të zgjasë sa është e nevojshme, derisa ka dhënë edhe detaje për zbulimet që i ka policia nga sulmi i sotëm.

    Ai tha se në veturat që janë shfrytëzuar nga sulmuesit ka pasë edhe dokumente ruse.

    “Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara”.

    Sveçla në RTK tha se secili individ që ka marrë pjesë në këtë sulm, që ka cenuar sovranitetin e vendit do të jetë subjekt i përndjekjes i institucioneve të Kosovës deri në përfundim.

    Ministri akuzoi direkt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetje të dhënë ndaj këtij grupi.

    “Një aktivitet i tillë s’mund të bëhet pa përkrahjen e shtetit të Serbisë, drejtpërdrejt të Vuçiqit dhe njerëzve të tij. Policia e Kosovës do të prezantojë të gjitha armatimet e zbuluara në këtë rast. Edhe publiku edhe aleatët do të bindën që një aksion i përmasave të tilla është i pamundshëm pa mbështetjen e dikujt tjetër – është Aleksandar Vuçiq, është shteti i Serbisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark