×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla në Mitrovicë bashkë me drejtorin e Policisë, paralajmërohet konferencë për media

    Insajderi
    01 October 2023 - 13:27

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë një konferencë për media në orën 15:00.

    Policia e Kosovës njoftoi se konferenca e radhës po organizohet “referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës.

    “Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës (PK) organizon konferencën e radhës për media, cila do të mbahet sot në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha.

    Konferenca pritet të mbahet në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark