×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla nga Spanja: Të sanksionohet Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë

    Insajderi
    26 October 2023 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Brendshëm që është mbajtur nën organizimin e presidencës spanjolle të Këshillit të Evropës dhe Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

    Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se në këtë forum u diskutua për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, luftimin e substancave narkotike në shoqëri, migrimin, azilin dhe menaxhimin e integruar të kufirit.

    Në fjalën time theksova angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, veçanërisht duke njohur faktin që institucionet tona dhe zyrtarët tanë, prej më shumë se dy vitesh janë ballafaquar me sulme të njëpasnjëshme terroriste në veriun e vendit tonë”.

    Duke përshëndetur Rezolutën e Parlamentit Evropian që dënon sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën Rreshter Afrim Bunjaku, ritheksova rëndësinë e sanksionimit të Serbisë si parandalim që sulmet e tilla të mos përsëriten më”, u shpreh Sveçla.

    Tutje, Sveçla tha se falë profesionalizmit të policisë, më 24 shtator u parandalu një katastrofë.

    Prezantova angazhimet tona si institucione në fushën e drogave, migrimit, azilit dhe menaxhimit të integruar të kufirit si në aspektin e legjislacionit i cili është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së, bashkëpunimin me shtetet e rajonit në këto dhe me Agjencitë e BE-së në këto fusha”, theksoi ministri Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark