×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla nxjerr vendim për ta rikthyer në punë Fadil Kodrën

    Insajderi
    20 September 2022 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, kjo pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

    Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anuluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

    “Pas vendimit të sotëm, mund të themi se u përmbyll tërësisht dhe suksesshëm beteja juridike e filluar tre muaj më parë. Me këtë rast, nuk mund të mos e falënderoj edhe publikisht z. Kodra për besimin që ma ka dhënë për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e tij juridik në këtë betejë, ka shkruar Fetahu në facebook.

    Vendimi i publikuar nga avokati i Fadil Kodrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark