×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla për Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

    Insajderi
    05 November 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar Astrit Deharin në shtatë vjetorin e vdekjes.

    Sveçla tha se drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.

    Tutje, ministri tha se zvarritja e zbardhjes së vrasjes së Deharit e rëndon edhe më shumë dhimbjen dhe mungesën për të.

    Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët. Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme. Drejtësi për Astritin“, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Me 30 gusht 2016, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për sulm me granatë dore ndaj Kuvendit të Kosovës. Njëri nga ta ishte Astrit Dehari.

    Ndërsa, me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark