Sveçla për gruan që u gjet e vdekur në lumin Ibër: Dyshohet se ka rënë para dy ditësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sveçla për gruan që u gjet e vdekur në lumin Ibër: Dyshohet se ka rënë para dy ditësh

    Insajderi
    07 July 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi një qytetare serbe u gjet e vdekur këtë të premte në lumin Ibër afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit.

    Sveçla njoftoi se viktima është 49-vjeçare dhe tha se e njëjta dyshohet se në lum ka rënë para dy ditësh.

    Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, kanë arritur të gjejnë sot trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic, 49 vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

    Ai ka shprehur ngushëllime familjes Petrovic, ndërsa ka falënderuar të gjitha ekipet dhe qytetarët e angazhuar për bashkëpunimin e kontributin në gjetjen e të zhdukurës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark