×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sveçla thotë se qeveria Kurti nuk i ka fajet për tensionet në Veri

    Insajderi
    23 November 2022 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka thënë se situate në veri është e tensionuar, por jo për shkak të targave.

    Sveçla ka theksuar se tensionet po ndodhin si pasojë e luftimit të grupeve kriminale në veri nga ana e qeverisë Kurti.

    “Situata në veri është e tensionuar jo për shkak të insitucioneve të qeverisë, jo për shkak të vendimeve të qeverisë, jo për shkak të legjitimitetit të këtyre vendimeve por për shkak se ka një pakënaqësi të strukturave kriminale atje. Mos të harrojmë se prej ardhjes në qeverisje ne kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje, kemi luftuar kontrabandën suksesshëm për çka edhe jemi përgëzuar nga aleatët”, ka thënë ministri, raporton Insajderi.

    Sipas tij, arsye tjetër janë edhe propozimet për marrëveshjen me Serbinë të cilat për ta nuk janë të pranueshme.

    “Arsye tjetër është ajo çfarë kryeministri e përmendi, propozimet për marrëveshje të cilat siç duket nuk janë të pranueshme për Serbinë. Targat janë marrë vetëm si pretekst”, ka theksuar Sveçla. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark