×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla tregon përmes fotove afatin kohor të ngjarjeve e armatimin që u përdor në Banjskë

    Insajderi
    23 December 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në konfencën e sotme Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prezantoi një infografikë që tregon afatin kohor të ngjarjeve që ndodhën më 24 shtator të këtij viti në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    Teksa ka publikuar edhe foto ku tregohet rruga që është përdorur nga terroristët.

    “Deri më tash janë tri konstatime të pakontestueshme rreth këtij sulmi , të cilat çdo herë e më shumë janë përforcuar gjatë zhvillimit të hetimeve. E para qëllimi i Serbisë e sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit tonë. Poashtu grupi terrorist është mbvështetur, përkrahur urdhëruar dhe ka lidhje direkte me struktururat shtetërore të Serbisë. Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligonet e rregullta dhe të kontrolluara të ushtrisë së Serbisë dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark