×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sveçla viziton përsëri veriun, polica jep detaje

    Insajderi
    05 January 2024 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sërish veriun e vendit sot.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani.

    Elshani ka thënë për Insajderin se ministri ka vizituar vendin ku pretendohet të ndërtohet Qendra Regjionale për trajnim për patent shofer.

    Më tutje, Elshani ka thënë se ministri ka vizituar edhe disa pjesë të Veriut.

    Sveçla ka qëndruar edhe dje në veri, bashkë me ministrin e Administrimit Lokal, Elbert Krasniqin dhe drejtorin e policisë, Gazmend Hoxhën. Ai kaloi me katër motora nëpër zonat malore në Bërnjak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark