Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, ka dhënë dorëheqje dhe kjo këtë e ka lajmëruar edhe Lëvizja Vetëvendosje që menaxhon me Komunën e Prishtinës.
“Jap dorëheqje nga Drejtoria e Inspeksionit ngase Lëvizja VETËVENDOSJE! do që të instalojë një mendësi tjetër qeverisëse”, citon VV-ja të ketë thënë Sveçla.
Tutje sipas këtij lajmërimi, Sveçla raportohet të ketë dhënë dorëheqje por nuk ndjen përgjegjësi ligjore.
“Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve. Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetarë i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti”, citon VV-ja Sveçlen./Insajderi.com