×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’ka lënë njeri pa e rrejte”, Syla tregon katër pikat që kryeministri po e gënjen popullin

    Insajderi
    11 March 2024 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti i ka rrejtë qytetarët e ndërkombëtarët.

    Sipas tij, populistët e konsumojnë një mandat në këtë mënyrë:

    Populistat zakonisht nga një mandat e hajnë kështu, e i dyti zakonisht dëmtohet se rrena i ka këmbët e shkurta. Albin Kurti i ka bo të gjitha, s’ka lënë njeri pa e rrejtë. Edhe votuesin e vet edhe diplomacinë perëndimore”, tha Syla.

    “Votuesin e ka rrejtë se ka me i shti njerëzit në burg, vetëm Burdushin e kanë shti në burg dhe do gazetarë po i ndjekë me padi të shtetit”, tha Syla.

    Albin Kurti një taktikë e ka, Serbia, dinari, veriu dhe që se lash me u bo Asociacioni. Këto janë katër pikat që i lyp në zgjedhje me mashtru votuesin patetik/nacionalist. Se ai don deri në zgjedhje me qito tema me hy”, shtoi ai në Pressing.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark