×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Kurti e Bulliqi fajtorë e të poshtër që s’janë liberalizuar vizat deri tash

    Insajderi
    18 December 2023 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy nga njerëzit që e kanë fajin kryesor pse nuk ka liberalizim të vizave deri tash për Kosovën, janë kryeministri Kurti dhe tash kryetari i Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi. Kështu ka deklaruar analisti politik, Valon Syla.

    Në një postim në Facebook, ai ka përmendur krekosjet e Kurtit se kinse qeveria e tij është meritore për heqjen e vizave.

    “Dy nga njerzit me fajtorë qe e lanë Kosovën pa liberalizim të vizave deri tash janë Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi…Sot paska dalë Kurti dhe po rren pa ftyrë e ashiqare me deklaratë se Qeveria e tij është meritore për Liberalizimin e vizave nga 1 janari. Fort të poshter jeni. Nuk po ju shiten mo”, ka shkruar Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark