×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla: Mbreti Kurti është cullak, dorëheqje menjëherë

    Insajderi
    15 March 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari, Valon Syla, ka thënë se zëvendësministri i Jashtëm dje ka gënjyer së bashku me Ministrinë e Jashtme, të cilët thanë se kushti për Këshill të Europës është plotësuar.

    Syla në një postim në Facebook tha se Manastirit të Deçanit ia falen tokën, por kushtet s’janë plotësuar pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar që tha se Kosova duhet t’i plotësojë edhe dy kushte për anëtarësim në Këshillin e Europës.

    “Dje zavendes ministri i jeshtem ka rrejt. Cka eshte ma keq, edhe Ministria e Jashtme ka rrejt ne nje note verbale duke insistu qe kushti per Keshill te Europes eshge plotesu. Manastirit ja falen tokat po kushtet sjane plotesu”.

    Tutje Syla ka thënë se kjo Qeveri duhet të jap menjëherë dorëheqje.

    “Doreheqje menihere duhet se kjo eshte skandal i papame. Kosova me kete Qeveri Kurti ka mbet fikall vet. Pa asnje shok. Pa asnje ndihme. Mbreti Kurti eshte cullak, si ajo legjenda e vjeter Cipridon cullak”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark