×
Zgjedhjet 2021

Syla: Nuk është Albin Kurti askushi të zgjedh midis Bidenit e Trumpit, Amerika i zgjedh e i shuton partnerët në Ballkan

Insajderi
07 February 2021 - 18:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla, ka reaguar ndaj çështjes se disa individë e interpretojnë që Albin Kurti ishte kundër Grenellit, dhe jo Biden.

Syla tha se politikanët amerikanë qofshin republikanë apo demokratë kanë pasur çdoherë dyshime te Kurti.

Ndërsa shtoi se VV nuk ka ndonjë rëndësi që të jetë kundër apo pro dikujt në Amerikë.

Syla, shtoi se askush nuk do i pyes, dhe nëse ata ftohen në Shtëpinë e Bardhë do ishte sukses për ta. Ndërsa tha se VV së pari do i përzë islamistët politikë dhe neo-marksistat, pastaj do tingëlloj si Thaçi, duke u bërë kështu një Hashim Kurti i vogël.

‘’ Amerikanët, demokratë e republikanë, kanë qenë kundër edhe kanë pasë dyshime te Albin Kurti. S’është Vetëvendosje kërkushi me qenë kundër ose pro dikujna në Amerikë.

Jemi gjallë edhe e përjetojmë.

Ose kalitet Kurti, ose e shutojnë keq. Kaq.

Leni pallavrat. Na, ata Gleneli, Bideni, Amelika.

S’ju vet kush aty në Vetëvendosje, aq sa ju kanë vet deri tash… nëse ju ftojnë në Shtëpi të Bardhë, sukses është. Pastaj fillon ndryshimi. VV së pari i përzen islamistat politik dhe neomatksistat. Pastaj Albin Kurti tingllon si Rugova, Thaçi. Pra bëhet një Hashim Kurt i vogël’’, shkroi Syla.

Ky është postimi i plotë:

Po e shoh që shumica po e interpretojnë kishe Albini ishte kundër Grenellit e jo kundër Bidenit. Një send po ja u shpjegoj.

Amerikanët, demokratë e republikanë, kanë qenë kundër edhe kanë pasë dyshime te Albin Kurti. S’është Vetëvendosje kërkushi me qenë kundër ose pro dikujna në Amerikë.

Jemi gjallë edhe e përjetojmë.

Ose kalitet Kurti, ose e shutojnë keq. Kaq.

Leni pallavrat. Na, ata Gleneli, Bideni, Amelika.

S’ju vet kush aty në Vetëvendosje, aq sa ju kanë vet deri tash… nëse ju ftojnë në Shtëpi të Bardhë, sukses është. Pastaj fillon ndryshimi. VV së pari i përzen islamistat politik dhe neomatksistat. Pastaj Albin Kurti tingllon si Rugova, Thaçi. Pra bëhet një Hashim Kurt i vogël.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark