Insajderi
Lajme

Syla pas vrasjes së Faton Hajrizit: A ka dorëheqje nga ministrat, i burgosuri ju iku dhe u vra në Serbi

Insajderi
19 July 2024 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Syla pas vrasjes së Faton Hajrizit: A ka dorëheqje nga ministrat, i burgosuri ju iku dhe u vra në Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Valon Syla, ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit nga policia Serbe, duke kërkuar përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës, kryeministri dhe ministrat e tij.

Në një postim në Facebook, Syla ka pyetur se a jep ndokush përgjegjësi dhe dorëheqje për këtë rast.

“O Albin Kurti. Qysh je?
Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
I burgosuri kosovar;
1. Iku nga burgu.
2. E kaloj kufirin ilegalisht
3. Kreu vrasje nga ikja
4. U vra nga policia Serbe
A ka pergjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht”,
ka shkruar Syla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark