×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Syla thumbon Abdixhikun për Aliun: Ku është opozita, a veç qe i keni kojshi në Marigonë a?

    Insajderi
    07 March 2022 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla, ka pyetur nëse dhëndri i Liburn Aliut është arrestuar e i cili tash e disa ditë gjendet në arrati, ndërsa ka kritikuar opozitën për heshtjen e tyre ndaj kësaj ngjarje.

    Syla ka thumbuar opozitën, për heshtjen e tyre ndaj urdhër-arrstit  të lëshuar për Berat Lahun, i cili gjendet në arrati dhe i njëjti është dhëndri i ministrit të VV’së, Liburn Aliu.

    “A ra dhëndrri i Liburn Aliut në burg? Opozita pe falë a çka. Ndoshta që jeni kojshi krejt në Marigonë, e po ju vjen keq pak. Ju thojke babika, në Panama çka lypi Liburni me Mefin? Qysh me ble shtëpija në Marigonë veç tu ngjitë postera me sprej për VV. Ku i morën paret?”, ka shkruar Syla

    Duhet theksuar se Prokuroria e Shtetit ka disa ditë që ka lëshuar urdhër-arrest mbi dyshimet për përfshirjen e tij në rastin “Brezovica”.

    Postimi i plotë:

    A ra dhëndrri i Liburn Aliut në burg? Opozita pe falë a çka. Ndoshta që jeni kojshi krejt në Marigonë, e po ju vjen keq pak.
    Ju thojke babika, në Panama çka lypi Liburni me Mefin? Qysh me ble shtëpija në Marigonë veç tu ngjitë postera me sprej për VV. Ku i morën paret?
    Ku eshte opozita?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark