Ish prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sylë Hoxha, ka mbajtur një takim me banorët e Mushnikovë.
Hoxha u shpreh se Mushnikova e Prizrenit gjithmonë i doli në ndihmën LDK-ës dhe asnjëherë nuk e braktisi rrugën e drejtë që përfaqëson Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kujtojmë që Sylë Hoxha në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garon me numrin 100 në listën e LDK-ës.