×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Sylvinho reagon për ‘grupin e ferrit’: Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina

    Insajderi
    02 December 2023 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me shortin trajneri i kuqezinjve, Silvinho, i cili duket se priste diçka tjetër.

    “Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht trajneri brazilian.

    A folët me Spalettin për shortin?

    “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

    Armë plus që i njeh këto dy filozofi?

    “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë”.

    “Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, ka shtuar më tej Sylvinho. /ss

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark