×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ta dëbojmë nga Bidenin e korruptuar nga Shtëpia e Bardhë” – Trump s’dorëhiqet, paralajmëron kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale

    Insajderi
    11 June 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se nuk do të tërhiqet nga fushata presidenciale për zgjedhjet e 2024-ës, përkundër padisë së dytë ndaj tij për materiale të klasifikuara të shtetit.

    “S’do të dorëzohem kurrë”, deklaroi Trump. “S’do të pengohem kurrë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Më 5 nëntor 2024, ne do t’i rezistojmë institucioneve të korruptuara politike”, tha ai më tej. “Do ta dëbojmë një president krejtësisht të korruptuar, Joe Biden, nga Shtëpia e Bardhë, në mënyrë që t’i përfundojmë punët që i kemi filluar”.

    Trump po akuzohet në 37 pika për keqpërdorimin e materialeve të klasifikuara dhe përpjekjet për të parandaluar marrjen e tyre nga qeveria federale, sipas aktakuzës.

    Megjithë pengesën ligjore, ai vazhdoi paraqitjet e para publike që kur këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë Jack Smith përshkroi akuzat në aktakuzë.

    Sido që të jetë, Trump ka paralajmëruar edhe më herët që nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark