×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Ta sulmojmë të gjithë Luizin tani që është i plagosur”, ja si iu përgjigjën banorët planit të Qetsorit

    Insajderi
    26 March 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë. Në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta sulmojnë tani që është i ndjeshëm, pas largimit të Kiarës.

    Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.

    Olta: I thashë unë jo

    Qetsori: Edhe ti the joi

    Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional?

    Qetsori: Jo, po them…

    Dea: Ta lëmë të plagosur?

    Qetsori: Po normal!

    Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë?

    Olta: Shumë i qartë ishte

    Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen

    Dea: S’më duket aq e drejtë pra

    Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark