Ballkani i Suharekës e ka rritur diferencën e pikëve ndaj vendit të dytë, Gjilanit, në renditjen tabelore.
Pasi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi për regjistrimin e ndeshjes Gjilani-Ballkani me rezultat zyrtar 0:3 në favor të mysafirëve, suharekasit tani janë tetë pikë larg pozitës së dytë.
Gjilani tani bazuar në goldallim ka rënë në pozitën e tretë, por me pikë të njëjta me Dritën (49).
Prishtina dhe Drenica ndajnë pozitën e pestë me 35 pikë, kurse Dukagjini mbetet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon në barazh.
Tabela e Superligës:
Ballkani – 57 pikë
Drita – 49 pikë
Gjilani – 49 pikë
Llapi – 41 pikë
Prishtina – 35 pikë
Drenica – 35 pikë
Malisheva – 34 pikë
Dukagjini – 30 pikë
Ulpiana – 24 pikë
Feronikeli – 12 pikë