×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tahir Batatina komenton në postimin e Ismet Munishit: “Pres që ty të kem rival se këta të tjerët fort nuk ma nxerrin gjumin”

    Insajderi
    25 April 2022 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas disfatës nga Dukagjini dhe gjashtë javë para përfundimit të sezonit në Superligë, Ismet Munishi sot ndau rrugët zyrtarisht me klubin e Gjilanit, shkruan Insajderi.org

    Kjo ndarje rrugës ka ardhur pas rezultateve jo të mira. Munishi e mori drejtimin e Gjilanit në mars të vitit 2021 dhe ua largua pas vetëm një viti qëndrimi dhe rezultateve jo bindëse në ndeshjet vendimtare të sezonit.

    Munishi reagoi zyrtarisht me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ku falenderoi presidentin e tifozë.

    Në postimin falenderues për Gjilanin, trajnerit Munishi i ka komentuar edhe trajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar suksese në të ardhmen Munishit.

    “Suksese shoku (kolegu jonë). Ky është futbolli, suksese ty në të ardhmen ku do që të jesh. Pres që ty të kem rival përsëri se këta të tjerët fort nuk ma nxerrin gjumin”, ka shkruar Batatina.

    Ndryshe, ish-trajneri i Ballkanit e udhëhoqi Gjilanin në 47 ndeshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark