×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tahir Batatina zbulon arsyen e vërtetë pse ndërpreu kontratën me sulmuesin malazez, Igor Vukcevic

    Insajderi
    19 July 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gajtë ditës së sotme mediet malazeze raportuan se futbollisti, Igor Vukcevic ka ndërprerë marrëveshjen me Llapin si pasojë e një pankarte, në ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit.

    Megjithatë, trajneri i klubit të Llapit, Tahir Batatina në një prononcim për Insajderin zbuloi se ky raportim nuk është i vërtetë.

    Ai theksoi se futbollisti në fjalë nuk ishte i nivelit të klubit të Llapit.

    “Arsyeja se ne kemi pasë marrëveshje për gara të Evropës, nuk i plotëson pritshmëritë e klubit dhe nuk është niveli çfarë kërkon skuadra e Llapit.

    “Nuk ka qenë në nivelin e duhur në performancën që ka pasë, kurgjo nuk ka tregu – nuk e kemi pa të aryshme me vazhdu ma tutje – ajo me pankarta janë dezinformata” – tha Batatina për Insajderin.

    Kujtojmë se, ndeshja e 7 Korrikut mes Llapit dhe Buduçnostit u përcoll me tensione të larta – tifozët e Buduçnostit shfaqën pankarta fyese për shqiptarët, ndërsa gjuajtën me gjësende bankën rezervë të Llapit.

    Skuadra malazeze nga UEFA u dënua në total me 35 mijë euro për dështim në organizimin e ndeshjes.

    Derisa, Llapi duke mos arritur ta mposht Buduçnostin u eliminua nga garat evropiane që në start.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark