Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se programi i AAK-së ofron dije, guxim dhe ndershmëri politike.
Në një vizitë në Obiliq, Tahiri ka gjetur përkrahje të madhe nga qytetarët.
Ai ka thënë se Aleanca do të jetë forca e Obiliqit, vendit që i jep dritë të gjithë Kosovës.
Postimi i plotë:
Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj.
Theksova se Aleanca do të jetë forca e vendit që rinisë do t’i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës.
Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj.
Vizionit të Aleancës i duhet dija, guximi, ndershmëria, pastërtia dhe cilësia politike. E, këtë e ofron programi jonë, lideri ynë dhe lista e deputetëve, që po merr mbështetje nga qytetarët e vendit të dritave.
Obiliqi, tani qytet i transformuar nga puna e palodhshme e kryetarit, Xhafer Gashi dhe ekipit të tij, është shembull i qeverisjes së mirë. Faleminderit Xhafë!