×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Asnjë çështje nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Insajderi
    24 January 2024 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillir Evropian, por edhe për çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit.

    Tahiri e vlerësoi si të rëndësishëm konsensusin brenda grupimeve politike të IPP-së, të socialdemokratëve, të liberalëve, për të mbështetur me votë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Tahiri vuri në dukje angazhimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, për t’i bindur grupimet politike për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    “Raportet tashmë janë të përgatitura dhe baza e raporteve është pozitive. Kanë qenë tri tema që janë diskutuar, ligj për shpronësimet, çështja e Asociacionit dhe çështja e Manastirit të Deçanit”, ka theksuar Tahiri në RTK.

    Ai u shpreh i bindur se asnjëra nga këto tema nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark