×
  • Lajme
  • Aktuale

    Tahiri: Asociacioni është punë e Kurtit, kishte ardhur në pushtet duke e kundërshtuar

    Insajderi
    20 October 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas publikimit të draft-raportit gjerman për krijimin e Asociacionit.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është punë e Kurtit, shkruan Insajderi.

    Sipas saj, Escobar kërkoi përgjigje nga Kurti për Asociacionin, i njëjti kishte ardhur në pushtet duke e kundërshtuar.

    “Emisari amerikan Escobar kërkoi nga Kurti përgjigje për Asociacionin, ky dokument ka dal sot ne media. Për shume media qe me kane shkruar sot për ta komentuar, përgjigja ime është kjo: Asociacioni është pune e Kurtit, ka ardhur ne pushtet duke e kundërshtuar, tani atë duhet ta pyesni”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark