Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar qytetarët e fshatit Çikatova të Vjetër, në Drenas, ku ka prezantuar programin e Aleancës.
Tahiri ka shkruar se banorët i dhanë mbështetje të pa rezervë programit të Aleancës
“Mikpritja është një ideal i dashur e i rëndësishëm i shoqërisë tradicionale shqiptare. Këtë mikpritje, me zemër ta hapur e të çiltër e përjetuam në Çikatovë të Vjetër me një bashkëbisedim tipik shqiptar. Në mikpritjen e shenjtë e të pakufishme të këtij lokaliteti, që ka dhënë shumë për vendin brez pas brezi, banorët i dhanë mbështetje të pa rezervë programit të Aleancës. Bashkë me presidentin në ardhje, z. Ramush Haradinaj, edhe Çikatova Vjetër, u zotua se do të jenë krahas vlerave të Aleancës në rrugën e suksesit për vendin. Me programin e Aleancës dhe politikat, banorët e Çikatovës së Vjetër shprehën vullnetin se do të vendosim një gurë themel në ringritjen dhe ecjen përpara të shtetit në sferat integruese”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.org