×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Drejtuesit e Kosovës u injoruan keq nga Blinkeni në Mynih

    Insajderi
    20 February 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se drejtuesit e Kosovës janë injoruar nga  sekretari i shtetit, Antony Blinken, në Konferencën e Mynihut.

    Ai në deklarimin pas mbledhjes së kryesisë u shpreh se një gjë është jashtëzakonisht shqetësuese.

    “Ajo që vërtetë na shqetësoi jashtëzakonisht shumë injorimi që u është bërë drejtuesve të institucioneve të shtetit të Kosovës në kërë rast nga sekretari amerikan i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Është shumë shqetësuese për ne që kjo qeveri gjithmonë e më shumë po e krijon një distancë me drejtuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shqetësues fakti që drejtuesit e Kosovës janë injoruar keq nga sekretari i shtetit Blinken gjatë konferencës në Mynih”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark