Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri përmes një shkrimi sot ka falenderuar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë për mbështetjen dhe besimin e dhëne gjatë këtij mandati.
Tahiri në postimin e tij në rrjetin social facebook është shprehur se Vushtrriasit e kanë inspiruar atë të ndjekë ëndrrën e vet duke besuar në idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheqë ndryshimin e domosdoshëm.
“Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat, si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë. Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë” ka thënë ai.
Postimi i plotë i Tahirit:
Ju qytetarë të qytetit më të vjetër, keni inspiruar çdo të ri, si mua, të ndjekë ëndrrën e vet. Ju keni besuar idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheq ndryshimin e domosdoshëm.
Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat, si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë.
Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë.
Faleminderit
I juaji përgjithmonë