Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka vizitar sot Gjakovën, ku ka shpalosur programin e tyre.
Tahiri ka shkruar se qytetarët e kësaj ane i dhanë mbështetje të madhe programit të Aleancës.
“Gjakova, qytet i vlerave që i fali shumë lirisë së Kosovës, i dha mbështetje të madhe programit të Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj.Gjatë shpalosjes së programit të Alenacës në Gjakovë, qytetarët shprehën vullnetin që bashkërisht të punojmë dhe ta ruajmë atë që e kemi ndërtuar deri më tani me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj.Vizioni dhe programi i Aleancës garantojnë kapërcimin e krizës dhe ringjalljen e vendit drejt një të ardhme të sigurt për qytetarët.Faleminderit Gjin, për punën dhe angazhimim tuaj”, ka shkruar Tahiri./Insajder.org