×
Zgjedhjet 2021

Tahiri: Aleanca me presidentin Haradinaj ka ndërtuar platformën qeverisëse të bazuar në reforma rrënjësore

Insajderi
31 January 2021 - 15:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar sot Lipjanin.

Nga aty, Tahiri është shprehur se programi i Aleancës po gjen mbështetje te secili qytetar e biznes i Lipjanit, të cilët shfaqën entuziazëm dhe besim në fitoren e AAK-së.

Sipas tij, Lipjani ka nevojë për kthim të dinjitetit dhe krenarisë, për zhvillim dhe për realizimin e ideve afariste.

“Aleanca me presidentin Haradinaj ka ndërtuar platformën qeverisëse të bazuar në reforma rrënjësore të cilat do të ndryshojnë mjedisin biznesor, duke nxitur investime të reja private e të huaja”, shkruan Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai është shprehur se f ondi i ringjalljes prej 1 miliard eurosh është i realizueshëm dhe i cili garanton daljen nga kriza të shkaktuar nga pandemia me Covid-19.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark