Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, para gazetarëve ka thënë se shumica parlamentare e ka kthyer Kosovën prapa.
Ai është shprehur se krerët e shtetit janë zotuar që moti për themelimin e Asociacionit…, por që sipas Tahirit VV-ja po përdor standarde të dyfishta në qeverisje.
Tahiri është shprehur se kjo qeveri është dashur moti që të shkonte në shtëpi.
Deputeti i AAK-së, gjithashtu ka akuzuar, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka frikë të vijë në kuvend për t’u përballur me punën e tij